VIDEO: Përlotet Adelina Tahiri: Kam pasur kërcënime për fëmijën tim

Këngëtarja shtoi se tani është shumë e lumtur dhe vogëlushi i ka dhënë motiv të ecë përpara.
Martesa e Adelina Tahirit me avokatin maqedonas, Serjoza Markov nuk u prit shumë mirë nga publiku dhe këngëtarja u sulmua në rrjete sociale.
Në një intervistë për emisionin e Big Mamës “Mama’s trip”, Adelina është përlotur teksa ka treguar gjendjen e vështirë që ka kaluar. “Kam pasur kercnime, nga shqiptarë, nga maqedonas, kam pasur kercëniim femijen tim.
Për këtë arsye nuk e publikoja fëmijën. Ka qenë shumë e vështirë.
Ndihem shumë keq kur e kujtoj.
Nuk e di a është mekat të duash dikë”, u shpreh Adelina e prekur. Këngëtarja shtoi se tani është shumë e lumtur dhe vogëlushi i ka dhënë motiv të ecë përpara. “Tani jam shumë e lumtur.
Familja dhe burri më kanë mbështetur. Fëmija më ka dhënë motiv të vazhdoj.
Ne sa jemi të mirë si popull, jemi edhe të poshtë ndonjëherë. Unë i kuptoj, janë të mllefosur nga e kaluara, por nuk jam unë fajtore.
Ishte diçka më e fortë se unë”, tha Adelina.
Video

Loading...