Foto+Video: Me flokë të shkurtra dhe shumë stil – Çiljeta mahnit me pamjen e saj të re

Këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga ditë më parë u bë krye-temë e mediave vendore.
Ajo reagoi ashpër lidhur me një lajm që cenonte privatësinë e saj, duke kërkuar nga mediumet që ta lënë të qetë sa i përket kësaj pjese.
Çiljeta përndryshe është shumë aktive dhe e ndjekur edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.
Së fundmi, Çiljeta ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi, ku shfaqet mjaft atraktive me ndryshimin e ri në pamje.
Ajo i ka bërë flokët e saj edhe më të shkurtra, gjersa duket mjaft tërheqëse veshur me një bluzë të bardhë, dhe fund të zi. “Një grua është si çanta e çajit, nuk mund të thuash sa e fortë është ajo deri sa ta vendosësh në ujë të nxehtë”, ka shkruar Xhilaga në mbishkrimin e fotografisë.
Përndryshe, ajo nuk ka bërë të ditur nëse është në realizim e sipër të ndonjë projekti muzikor, që me siguri fansat e saj po e presin.
Foto + Video

Loading...